• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FSHIHEJ PËR TI SHPËTUAR BANDAVE/ Detajet: Si u ARRESTUA në Durrës kreu i grupit KRIMINAL italian
Home
Breaking News

FSHIHEJ PËR TI SHPËTUAR BANDAVE/ Detajet: Si u ARRESTUA në Durrës kreu i grupit KRIMINAL italian

6 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 40-vjeçar italian, që konsiderohet si një ndër personat kryesorë të trafikut të drogës në zonën e Barit, është arrestuar në një apartament në Durrës. Giovanni Di Cosimo, i cilësuar si koka e një grupi kriminal në Bari, kishte gjetur strehim prej disa muaj në Durrës, pasi i fshihej policisë italiane por njëherësh i druhej një hakmarje të mundshme nga kundërshtarët e tij në Bari. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda Giovanni Di Cosimo, ishte i përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në rrëmbime dhe zhdukjen e personave.

Fshehja në Shqipëri

Për t’i shpëtuar hakmarjes dhe prangave të policisë Italiane, Giovanni Di Cosimo, ishte zhvendosur në qytetin e Durrësit, ku prej mëse pesë muaj qëndronte në një apartament në katin e 10 të një pallati në Durrës. Identifikimi dhe lokalizimi i tij është kryer në bashkëpunim me policinë Italiane dhe Prokurorët e Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër policia Bareze në Itali vijonte hetimet paralele, për anëtarët e grupit që drejtohej nga Giovanni Di Cosimo, hetime këto që janë finalizuar me sukses ditën e djeshme, ku në Bari janë arrestuar 14 persona, ndërsa dje në Durrës është vënë në pranga, Giovanni Di Cosimo, kreu i këtij grupi kriminal. Hetimet në shqipëri janë kryer nga dy prokurorët e krimeve të rënda Anton Martini dhe Vladimir Mara.

Arrestimi në Durrës

Gjatë paradites së djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi italiani Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali. Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË VETËM 10 MINUTA/ Ky test i gjakut që mund të diagnostifikojë kancerin
Previous article DEKLARATË PROVOKUES PËR FUTBOLLIN/ Fenomeni: Kur nis himni i Champions League lojtarët e bëjnë...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT