• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
FSHF-ja e dënon rëndë Flamurtarin
Home
Futboll

FSHF-ja e dënon rëndë Flamurtarin

27 October, 2017 Redaktor2 Futboll, Sport

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit dënoi Flamurtarin me 4 ndeshje pa spektatorë në stadiumin e tij, për shkak të incidenteve në sfidën e fundit të zhvilluar në Vlorë.

Formacioni bregdetar është penalizuar për shkak të sjelljes së tifozëve në përballjen e fundit që kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Kamzës.

Në arsyetimin e FSHF nënvizohet se tifozët vlonjatë kanë përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës.

Si rrjedhojë dënimi prej 4 ndeshjesh bazohet në rregullore, edhe pse kjo ka ngjallur protestat e klubit të kategorisë Superiore. Flamurtari është dënuar gjithashtu me një gjobë 100 mijë Lekë.

Përballjen e radhës vlonjatët do ta luajnë të dielën në kryeqytet ndaj Partizanit. Ndeshja e parë të cilën bregdetarët do vuajnë pezullimin, do jetë ajo ndaj Kukësit, në Vlorë por pa tifozë.

Komisioni i Disiplinës Sportive në FSHF ka marrë edhe vendime për raste të tjera të diskutueshme në futbollin shqiptar. Mes tyre, spikat edhe paralajmërimi i zyrtarit të klubit durrsak të Teutës, Klodian Dervishi, me përshkallëzim të masës disiplinore në rast se përsëriten sjelljet antisportive ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.

Vendimet e tjera kanë të bëjnë me skuadrat e kategorive më të ulëta të futbollit shqiptar. Njëri prej tyre është ai që lidhet me ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Skraparit dhe Elbasanit, ndeshje e ndërprerë në minutën e 70 kur rezultati ishte 0-1 në favor të miqve, raporton TCH.

Lojtari Jurgen Goro i skraparllinjve është dënuar me 2 vite pezullim nga çdo aktivitet futbollistik, si dhe një gjobë prej 200 mijë lekësh, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes. Ndërsa klubi i Skraparit, për shkak të shkeljeve disiplinore të lojtarit në fjalë, që sollën ndërprerjen përfundimtare të takimit, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë 0-3, si dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arian Çani heroi pozitiv i medias kapitaliste!
Previous article U privuan të shijojnë dashurinë kur ishin të rinj, martohen pas 40 vitesh

Redaktor2

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT