Ditën e shtunë partia socialiste zhvilloi në Tiranë kongresin e saj, e cila shënon paraprakisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet locale të 30 qershorit. Në këtë kongres u konfirmuan 7 kandidatë për kryebashkiakë, Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashin në Fier, Sotiraq Filon në Korçë, Dritan Lelin në Vlorë, Gledian Llatjan në Elbasan, Pjerin Ndreun në Lezhë dhe Majlinda Bufin në Roskovec.
Por duket se kjo gjë nuk është pritur mire nga opozita e cila ka nxjerrë ish-deputetë të saj, që të sulmojnë kongresin e partisë socialiste duke e quajtur një harxhim “luksoz” të parasë publike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se qeveria e ka detyrim, ndërsa sipas tij shpenzimi ka qenë marramendës.
Më pas ishte Luan Rama nga LSI. Sipas tij, në kuadër të transparencës ndaj qytetarëve, por edhe edukatës së zbatimit të ligjit, PS-ja duhet të bëjë publike të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e miting-kongresit të vet.
Por takimi në Tiranë i PS-s ishte me qytetarët e kryeqyteti ku u rikonfirmua për kandita për Tiranë Kryetari aktual Erjon Veliaj.
Opozita fsheh burimin e financimit për organizimin e dhjetëra protestave popullore, duke krijuar dyshime të forta për financuesit dhe ligjshmërinë e parave. Në raportet financiare vjetore të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitet 2014, 2015, 2016 dhe 2017, partia më e madhe në opozitë nuk ka deklaruar as edhe një lekë shpenzim për protestat e organizuara.
Në protestën e fundit më 16 mars në shifrat e sjella nga policia sipas tabelës nga rretthet kanë ardhur rreth 10.000 qytetar nga qytete të ndryshme. Në një përllogaritje të thjeshtë sesa kushton vetëm transporti i qytetarëve në qytetet përkatëse. Le ti marrim me radhë:
Shkodra 1595-protestues, 800 lekë çmimi biletës 1.276.000 lekë
Dibra 800-protestues, 1200 lekë çmimi i biletës 960.000 lekë
Lezha 450- protestues, 500 lekë çmimi biletës 225,ooo lekë
Durrësi 1650 protestues, 300 lekë çmimi biletës 495.000 lek
Vlora 430 protestues, 1200 lekë çmimi biletës 516.000 lek
Elbasani 1508 protestues, 300 lekë çmimi biletës 452.400 lekë
Korça 606 protestues, 1000 lekë çmimi biletës 606.000 lekë
Fieri 1297 protestues, 700 lekë çmimi biletës 907,900 lekë
Kukësi 260 protestues 1000 lekë çmimi biletës 260.ooo lekë
Totali i protestuesve 9.456, Shuma e lekëve të transportit: 5.697.000 lekë
Shuma 5.870.300 lekë është shuma që partia demokratike ka paguar autobusat për të sjellë qytetarë në Tiranë.
Lulzim Basha, u ka kërkuar strukturave të partisë përgatitjen e logjistikës për transportin falas dhe shpenzimet për të gjithë pjesëmarrësit në ditën e protestës së madhe.
“Të bëhet përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet e protestës caktimi i vendit nisjes nga dega, propozimi i vendit dhe orës takimit të degës pranë kryeministrisë”, thuhej në udhëzimin e Bashës. Por, edhe për këto protesta mbetet mister financimi.
Gjatë këtyre viteve Partia Demokratike, ka organizuar me dhjetëra protesta popullore, përfshirë këtu edhe ngujimin tremujor në çadrën para Kryeministrisë. Për çdo protestë të organizuar ka një kosto të konsiderueshme financiare, sikur të llogariten spotet publicitare, flamujt, banerat, pankartat, stampimet, broshurat, ftesat, shërbim fonie, primtimet, fotokopjet etj.
Pyetja që lind është se ku i marrin paratë këto parti të cila tashmë nuk marrin as rrogën e deputetit pasi janë vetpërjashtuar nga parlamenti.
Partitë opozitare të cilat mendojnë për varfërinë harxhojnë rreth 6 milionë lekë vetëm për të sjellë qytetarët që të protesojnë në Tiranë.
Përgatiti: AlpeNews.al



