• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FSHATI ISHËM NDËR MË TË GODITURIT NGA TËRMETI/ Voda: 200 banesa janë shpallur të pabanueshme
Home
Aktualitet

FSHATI ISHËM NDËR MË TË GODITURIT NGA TËRMETI/ Voda: 200 banesa janë shpallur të pabanueshme

20 December, 2019 k.autor Aktualitet

Fshati Ishëm gjithashtu është prekur nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit .

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, është gjendur pranë banorëve të dëmtuar në Ishëm dhe me durim, këmbëngulje dhe kurajo, ka drejtuar përpjekjet për të menaxhuar dhe lehtësuar situatën e vështirë në Durrës.

Ajo thekson se, “puna në terren ka kohë që ka filluar. Ishmi ka qenë një nga zonat rurale më të prekura të bashkisë Durrës. Rreth 200 banesa në këtë Njësi Administrative janë shpallur të pabanueshme”.

Banorët shprehen se kanë marrë çadrat dimërore për t’u strehuar. Gjithashtu ata theksojnë se grupet e inxhinierëve kanë ardhur për të parë shtëpitë dhe për t’i klasifikuar ato të pajisur me tableta.

Voda ka kërkuar nga banorët kurajo dhe durim deri sa të mbarojë procesi i verifikimit të dëmeve, më pas tha ajo, “Kryeministri ka premtuar një program rindërtimi të madh dhe për fshatin do të mendohet sesi do bëhet se ka shumë shtëpi të dëmtuara”.

Prefekti i Durrësit, Roland Nasto u shpreh se kryesorja është se solidariteti ka qenë shumë i madh dhe ne bëhemi të fortë duke parë që ka solidaritet edhe duke parë qëndresën tuaj ne na jep akoma më shumë forcë për të bërë akoma më shumë”.

Një njësi lëvizëse është shndërruar në qendër shëndetësore në fshatin Ishëm. Voda tha se, “një nga godinat e dëmtuara ka qenë dhe ajo e qendrës shëndetësore Ishëm. Tashmë kemi një njësi banimi lëvizëse, e cila është kthyer në një qendër shëndetësore dhe këtu banorët mund të marrin asistencën shëndetësore. Siç e dëgjuam disa prej tyre ishin dhe të sëmurë, por kanë një lehtësim se tashmë qendrën shëndetësore e kanë në dispozicion”.

Mjekja e qendrës shëndetësore u shpreh se, shërbimi është 24 orë me kushte dhe me mjetet e duhura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK TË FILLOJË ME OSSH DHE BERISHËN/ Balla nga Elbasani: Ligji kundër shpifjes është luftuar vetëm me shpifje
Previous article "EPOKA E RE" SPAK/ Ibrahimi: Fillimviti do të jetë intensiv. Kraja: Do jemi skuadër shumë e fortë

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT