Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Kryeqytet ditën e sotme. Një vajzë e mitur iu ka humbur prindërve dhe ka ikur në drejtim të paditur. Ndërkohë që prindërit kanë bërë kallëzim në polici 6-vjeçarja është gjetur nga një punonjës I Policisë Rrugore I cili kryente shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë.
Siç duket edhe nga pamjet polici menjëherë ka marrë vajzën dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë. Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares. Vogëlushja tashmë i është bashkuar familjes.
Policia e shtetit:
Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.
TiranëPrindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.
Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 29. August 2019


