• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Frutat e thata, produktet e vërteta natyrale të jetëgjatësisë
Home
Shëndet

Frutat e thata, produktet e vërteta natyrale të jetëgjatësisë

17 December, 2017 Ina.Autor Shëndet

Përfshirja e arrorëve në dietë do t’ju shtojë jetën. Arrorët apo frutat e thata përmbajnë acide yndyrore të pangopura dhe lëndë të tjera ushqyese shumë të shëndetshme për zemrën. Ato janë ushqimi perfekt për mesvaktet ose kur jeni në lëvizje.

Vetëm nëse jeni alergjikë ndaj frutave të thata, përndryshe nuk ka asnjë rrezik në konsumimin e tyre, prandaj duhet t’i përfshini patjetër frutat e thata si pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën.

Bajamet, arrat, lajthitë, fistikët, shqemet janë ndër frutat e thata më të shëndetshme.

A e mbrojnë ato shëndetin e zemrës?

Studime të ndryshme kanë treguar se arrorët mund të jenë të mira për shëndetin e zemrës dhe të ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës dhe shkaktarët e tjerë. Një mënyrë është duke ulur nivelet e kolesterolit të keq (LDL), i cili ndikon në formimin e pllakës bakteriale në enët e gjakut. Duke ngrënë më shumë fruta të thata, ulet rreziku i zhvillimit të mpiksjeve të gjakut që shkaktojnë atak në zemër. Frutat e thata përmirësojnë gjithashtu qarkullimin e gjakut duke pastruar arteriet.

Çfarë u jep frutave të vogla këtë veti mirëbërëse?

Përveçse janë të pasura në proteina, shumica e frutave të thata përmbajnë të paktën disa nga këto lëndë ushqyese të shëndetshme për zemrën dhe jo vetëm:

Yndyra të pangopura. Nuk dihet akoma përse, por mendohet se yndyrat e “mira” tek frutat e thata – si ato mono-të-pangopura ashtu edhe ato poli-të-pangopura – ulin nivelet e kolesterolit të keq.

Acide yndyrore omega 3. Acidet yndyrore omega 3 gjenden më shumë tek peshku, megjithatë edhe shumë fruta të thata janë gjithashtu të pasura në acide yndyrore omega 3. Këto janë një formë e shëndetshme e acideve që mbrojnë zemrën, përveç të tjerave, duke parandaluar çrregullimin e ritmit që çon në atak në zemër.

Fibrat. Të gjitha frutat e thata përmbajnë fibra, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Fibrat japin gjithashtu ndjesinë e ngopjes, kështu do të hani më pak. Këto lëndë ushqyese luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Vitamina E. Kjo vitaminë parandalon formimin e pllakës bakteriale në arterie që çon në zhvillimin e dhimbjeve në kraharor, sëmundjen e arterieve koronare ose atakun në zemër.

Sterolet bimore. Disa fruta të thata përmbajnë sterole bimore, një substancë që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit. Sterolet bimore shtohen shpesh te produkte si margarina dhe lëngu i portokallit për përfitime shtesë shëndetësore.

L-arginine. Frutat e thata janë gjithashtu një burim i mirë i l-arginine, një substancë kjo që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të mureve arteriale duke i bërë ato më elastike dhe më pak të rrezikuara nga mpiksjet e gjakut, që bllokojnë qarkullimin e tij.

Sasia e rekomanduar për frutat e thata

Rreth 80% frutave të thata janë yndyrë. Edhe pse mendohet se pjesa më e madhe e tyre janë yndyra të shëndetshme, janë përsëri shumë kalori. Prandaj duhet t’i konsumoni ato me moderim. Idealja do të ishte sikur t’i përdornit frutat e thata si zëvendësues të yndyrave të ngopura, si ato të gjendura tek mishi, produktet e qumështit etj.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumoni rreth 4 racione me fruta të thata të pakripura në javë. Një racion është një grusht i vogël.

Burimi: Mayo Clinic

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Komisioneri Hahn ‘sulmon’ Serbinë: BE nuk pranon vende që …
Previous article Rregulla të reja për peshkim, ja si miratohet leja

Ina.Autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT