Frutat e thata, duke përfshirë rrushin e thatë, kumbullat e thata dhe fiqin, janë produkte jashtëzakonisht popullore. Këto fruta janë shumë të pasura me antioksidantë dhe nga pikëpamja ushqyese janë të ngjashme me frutat e freskëta.
– Frutat e thata përmbajnë më pak ujë sesa frutat e freskëta. Sipas disa studimeve, një gjysmë filxhani me fruta të thatë është përafërsisht e barabartë me një filxhan me fruta të freskëta.
– Disa kompani që prodhojnë fruta të thata shtojnë ëmbëlsues të rafinuar si shurup të fruktozës ose saharozë. Kjo rrit numrin e kalorive tek frutat e thata.
Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se squfuri mund të shkaktojë reaksione kërcënuese për jetën, duke përfshirë anafilaksinë (reaksion serioz alergjik që ndodh shumë shpejt dhe potencialisht është edhe vdekjeprurës).


