• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FRONTEX”/ Zv.ministrja e brendshme: Thellim i besimit që BE ka në…
Home
Politikë

“FRONTEX”/ Zv.ministrja e brendshme: Thellim i besimit që BE ka në…

21 May, 2019 k.autor Politikë

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka finalizuar me Bashkimin Europian një marrëveshje për veprimet e FRONTEX, Agjencisë Europiane për Kufirin në territorin shqiptar, e cila ka nisur të zbatohet nga sot, duke sjellë në kufijtë shqiptarë 50 oficerë të FRONTEX.

Zëvendës Ministrja e Brnedshme Rovena Voda foli nga studio e ERTV-së mbi këtë bashkëpunim duke theksuar se marrëveshja është e të njejtit standard që vendet e BE kanë ndërmjet tyre, por e para e këtij lloji mes agjencisë dhe një vendi jo anëtar të BE si Shqipëria. Kjo sipas saj, tregon thellimin e besimit që vendet anëtare kanë ndaj Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe jo vetëm.

Voda sqaroi se oficerët e FRONTEX do të jenë të vendosur kryesisht në kufirin jugor të Shqipërisë, në kufirin e gjelbër që ndan Shqipërinë me Greqinë, në dy pikat më të mëdha kufitarë ne jug, Kakavija dhe Kapshtica.

Por çfarë përfiton pala shqiptare nga ky operacion i përbashkët?

“Përfitimet që sjell marrëveshja përveç menaxhimit të përbashkët të kufirit, janë mbështetja për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Shqipërisë në një nivel të ri, si dhe mbështetje edhe logjistike. Oficerët që vijnë janë nga vendet anëtare të BE, si Republika Çeke, Gjermania, Hollanda, Austria dhe secila prej tyre sjell edhe automjete patrullimi, kamera termike, radarë, që do bëjnë një mbulim të gjerë të kufirit të Shqipërisë”, tha Voda.

Sipas zëvendës ministres, një nga qëllimet e operacionit është parandalimi i migracionit të paligjshëm në territorin shqiptar. Përqëndrimi i FRONTEX në kufijtë shqiptarë në disa zona të nxehta do të parandalojë ato flukse migratore që shpesh janë të facilituara nga individë apo grupe që merren me kontrabandimin e migrantëve.

Një tjetër fokus i marrëveshjes me BE-në janë ripranimet apo kthimet e migrantëve që kapen në territorin shqiptar në vendet e origjinës. Voda shtoi gjithashtu se së fundmi, misioni i asistencës së BE në Tiranë, PAMECA, ka vlerësuar maksimalisht profesionalizmin e oficerëve të policisë kufitare shqiptarë sa i takon aspekteve dhe praktikave të punës në menaxhimin e kufijve tanë.

ERTV Intervista🎤 : Zëvendës Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, mbi nisjen e operacionit të përbashkët të autoriteteve shqiptare me FRONTEX, Agjencisë Europiane për Rojen Kufitare dhe Bregdetare, 50 oficerë të së cilës do të vendosen në territorin shqiptar për të garantuar rritjen e sigurisë kufitare dhe shkëmbimin e eksperiencës me burimet tona njerëzore🇦🇱🇪🇺

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Mai 2019

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E POGBA NË UDHËKRYQ/ Ja strategjia e Solskjaer për ta mbajtur në “Old Trafford”
Previous article RISI NË GRUMBULLIM/ Reja kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren nën… (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT