Babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi ka ndërruar jetë një ditë më parë, pak orë pasi kishte lënë një letër në të cilën shpreh shqetësimin se vrasësi i të bijës mund të lirohet.
Ai ishte shtruar në spital dy ditë pasi ka shkruar letrën pasi gjendja e tij ishte komplikuar nga semundja e cila vuante.
Kjo letër u publikua këtë të enjte në emisionin “Studio e Hapur”, te gazetares Eni Vasili. Në letër babai Bynjamin Hafiziit kërkon sensibilizimin e institucioneve.
Ai ia ka drejtuar letrën Ilir Metës, Etilda Gjonajt, Xhezair Zaganjorit dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin.
Gazetarja Klodiana Lala tha se ka parë një shqetësim të shtuar të familjes Hafizi dhe se babai i saj ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Sipas saj janë arsyet proceduriale që mund të cojnë drejt lirimit burrin vrasës të Fildez Hafizit, Fadil Kasemi.







