Kryeministri Rama vazhdon qe prej dates 26 nentor kur ra termeti shkaterrues ne Shqiperi, qe te jete ne terren ne zonat e prekura nga fuqia me e madhe goditese e tij.
Pasditen e sotme kryeministri shkoi dhe foli me qytetaret ne zonen e Kenetes ne Durres, ku i siguroi ata se pas vleresimit nga ekspertet do te nise puna per rindertim.
Por, nga qytetaret u shpreh problemi qe ka te beje me sigurine nga vjedhjet.
Ishte nje tjeter qytetar qe u shpreh se ne pallatet boshatisura nga banoret ka police.
Nga ana tjeter, kreu i Policise se Shtetit, Ardi Veliu i tha kryeministrit se ne terren ndodhen jo vetem forcat e policise, por edhe ato te FNSH, dhe se situata eshte nen kontroll e nuk ka vend per panik.
Nderkohe, nje banor tregoi edhe historine e rende se si i ati kishte nderruar jete pasi i trembur nga nje lajm i rreme se spitali i Durresit eshte duke u shembur, kishte tentuar ta zhvendose ate drejt beratit. Kryeministri i quajti ata qe publikojne te tilla lajme, kriminele.