• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRIKË NGA RUSIA/ Letonia nën armë, qeveria rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Home
Nderkombetare

FRIKË NGA RUSIA/ Letonia nën armë, qeveria rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

8 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Së shpejti shërbimi ushtarak në Letoni do të jetë përsëri i detyrueshëm për të gjithë meshkujt nga mosha 18-27 vjeç. Gratë mund të kryejnë shërbim ushtarak vullnetar. Parlamenti letonez mori këtë vendim më 5 prill. Arsyeja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak është sulmi rus ndaj Ukrainës.

Letonia e kishte hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2007. “Ukraina është një shembull i qartë i rëndësisë që ka një popullate civile me moral të fortë dhe të përgatitur mirë për të zmbrapsur çdo agresor,” tha së fundmi ministrja letoneze e Mbrojtjes, Ināra Mūrniece.

45 përqind e letonezëve në favor të rekrutimit të detyruar

Duke nisur nga viti 2024 numri i rekrutëve letonezë do të rritet vazhdimisht. Nga viti 2028 planifikohen që çdo vit të thirren ushtarë 7,500. Kjo pritet të ndihmojë në rritjen e ushtrisë nga mbi 22,000 në 50,000 vetë, përfshirë edhe trupat e mbrojtjes territoriale dhe ato rezervë.

Sipas një studimi të majit 2022 rreth 45 përqind e letonezëve ishin në favor të rekrutimit të detyruar, ndërsa 42 përqind ishin kundër tij, thotë Maris Andzans, profesor në Universitetin Stradins në Riga. Sipas tij mbështetja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ishte më e ulët tek të anketuarit e moshave më të reja, në grupmoshën 18-24 vjeç kjo mbështetje ishte vetëm 34 për qind.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak përsëri në modë

Me rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak Rigandjek vendet e tjera baltike, anëtare të NATO-s, që ndihen të kërcënuar nga Rusia. Lituania e rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak disa vite më parë, kurse Estonia nuk e kishte shfuqizuar kurrë atë.

Edhe në vende të tjera si p.sh. në Poloni dhe Gjermani, po diskutohet gjithashtu rifutja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Polonia e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2010, kurse Gjermania në vitin 2011.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, është një nga përkrahësit e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas një sondazhi të Institutit gjerman për Demoskopi Ipsos të marsit të këtij viti, 61 për qind e të anketuarve u shprehën pro dhe 29 për qind kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërkohë që sipas një sondazhi të muajit shkurti 2023, pro ishin 58 për qind.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANIN KOKAINË NË LOKALE/ Kush janë 8 të arrestuarit në Durrës! Furnitori përdorte katër emra
Previous article SHERR ME THIKA NË TIRANË/ Çfarë ndodhi me dy të rinjtë? Policia jep detajet

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT