• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Frikë nga përçarja e koalicionit, Basha pazare për të futur Agron Dukën në Parlament
Home
Shqipëri

Frikë nga përçarja e koalicionit, Basha pazare për të futur Agron Dukën në Parlament

25 November, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka tentuar të përgatisë një skenar si ai i socialistëve, disa vite më parë, për t’i dhënë mandatin e deputetit kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, z. Agron Duka.

CityNews.al ka mësuar se skenari i përdorur nga socialistët për të futur në Parlament Arben Ndokën, në mandatin e kaluar parlamentar, u tentua pak kohë më parë të përdorej nga Lulzim Basha, por ai ka dështuar.

Mësohet se Lulzim Basha ka thirrur në takim, deputeten e zgjedhur, e dyta në listën e Qarkut të Durrësit, Fatbardha Kadiu , së cilës i është ofruar që në këmbim të tërheqjes së mandatit të deputetes, të vendosej në krye të një institucioni që i ofrohet opozitës nga qeveria.

Institucioni është Autoriteti i Konkurencës, i cili pritet të merret nën drejtim nga Partia Demokratike.

Mësohet se deputetja Fatbardha Kadiu ka refuzuar ofertën e bërë nga Lulzim Basha, i cili sëbashku me largimin e saj kishte mbledhur edhe dorëheqjet e të gjitha femrave që ndodheshin në listën e PD-së, për qarkun e Durrësit.

Burime zyrtarë i thanë se Lulzim Basha ka tentuar që me ketë skenar të çojë në parlament dhe t’i japë mandatin e deputetit kreut të Agrares, Agron Duka, i cili ndodhej i pesti në listën e qarkut të Durrësit.

Pasi ka dështuar në skenarin e tij, Lulzim Basha ka ngelur me kokë mënjanë edhe me deputeten e Partisë Demokratike, e cila gjatë zgjedhjeve parlamentare të Qershorit u akuzua se ishte vënë në listë  krejtësisht në mënyrë klienteliste dhe korruptive, pasi nuk përfaqësonte Partinë Demokratike.

Të njëjtat burime theksuan se skenari i dështuar është tentuar për disa javë më parë që t’i jepte mundësinë Agron Dukës të hyjë në parlament, pasi situata dhe gjendja që ka vetë PD -ja në Durrës është mjaft shqetësuese dhe dhënia e mandatit Agron Dukës si deputet do ta ndihmonte jo pak Partinë Demokratike, e cila ndodhet në një situatë thuajse katastrofike, në qarqet bastion të saj.

Nuk dihet nëse vërtet Basha ka bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të larguar deputeten  Fatbardha Kadiu dhe mandatin t’ia japë Agron Dukës. Basha njihet si një njeri që është totalisht i pabesueshëm dhe shpesh bashkëpunëtorët e tij i gënjen, por në rastin konkret Duka ka besuar Bashën.

Nuk dihet nëse kreu i PD ka bërë të gjitha përpjekjet që ti hapë dyert Agron Dukës, duke i dhënë mandatin.

Për Bashën në fakt vlen më shumë një deputete e panjohur dhe e paaftë, por besnike në rrjesht të tij se sa Agron Duka, pragmatist dhe i fortë elektoratisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkenca sapo e vërtetoi atë që mjekët kishin frikë se ishte e vërtetë
Previous article Lirohet nga burgu Albin Kurti dhe dy deputetet e tjera të Vetëvendosjes

k.autor

Postime të ngjashme

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT