Prej dhjetë ditësh lufta Rusi-Ukrainë ka tronditur mbarë botën. Kjo lufte ka sjelle nje bilanc tragjik viktimash, ndonese thirrjet per armepushim vijojne dita dite.
Këtë luftë nuk po e përjetojnë mirë edhe shqiptarët, pasi edhe pse solidarizohen me Ukrainën ata e ndjejnë veten të “rrezikuar”, edhe nga “rritja” e çmimeve.
Përveç naftës një tetër produkt ushqimor që po pëson rritje të frikshme është edhe mielli.
Mbyllja e korridoreve tregtare me Rusinë për shkak të luftës ka përhapur panik tek qytetarët shqiptarë. Shumica e tyre ka nxituar që të blejë sasi të mëdha mjelli duke ruajtur rezerva 3-4 muaj ose dhe më shumë.
Shkaku kryesor që janë shtuar blerjet e miellit është sepse sasi të mëdha gruri vijnë nga Rusia dhe tashmë është ndaluar importi i tij dhe kjo çon në pakësimin e rezervave të miellit.
I tillë është edhe rasti i këtij qytetari i cili ka blerë miell me shumicë. Ne prenoncimin per Alpenews, ai shprehet se ndihet i frikesuar.
“Në pikat e shitjes çmimet e ushqimeve janë rritur në krahësim me disa ditë më parë që ishin më pak dhe mielli gjithashtu ka pasur shumë rritje. Vendosa të marr me shumicë miell pasi rrezikohet me ketë luftën rritja edhe me e madhe e çmimeve por kemi merak dhe mos mbarojnë rezervat e miellit. Por edhe nëse nuk ndodh gjë, blerjet janë bërë për më shumë siguri, sepse ne nuk e dimë se çfarë na pret “, shprehet qytetari.
Alpenews.al ju sjell fotot ekskluzive të siguruar nga qytetari, ku shihen thasë dhe pako mielli, gjithashtu edhe ushqime të tjera.




