Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur të martën në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.
Xhevahir Hoxha, 61 vjeç, pas një sherri që ka vijuar për një kohë të gjatë, masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizin, 30 vjeçe dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike, i dha fund jetës duke u vetëvarur në një pemë prapa banesës
Viktimat u përcollën këtë të mërkurë paradite për në banesën e fundit. 61-vjeçari do të prehet në varrezat e fshatit ku jetonte, ndërsa gjatë ceremonisë mortore janë parë edhe forca policie në zonë, nga frika e ndonjë hakmarrje nga familjarët e 30-vjeçares.
Ndërkohë fqinja e viktimave, ka treguar se problemi i vetëm në familjen Hoxha ishte që Xhevahiri nuk e pranonte ndarjen e djalit të tij me nusen e parë dhe bashkëjetesën me Merushen, e cila vetë kishte qenë e divorcuar dhe kishte tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme.
“Ky është krim i rëndë atë që ka bërë personi në fjalë. E kemi komshi. Ajo goca ishte me tre fëmijë la burrin nga Berati e u lidh me këtë nga Vidhishta. Ai nuk e donte nusen për djalin.
Tani e mirë e keqe e di ai që e pati, unë e njoh si vajzë të mirë, për punëtore janë të tërë punëtore si motra. Vetëm se problem ishte vjehrri nuk donte pse ka nusen e parë me djalin 10 vjeç e mori këtë“, tha fqinja.
Pyetje: Pse u nda kjo me tre fëmijë?
Fqinja: Nuk e di dhe ai andej ishte shumë njeri i mirë, ai erdhi tre herë e kërkoi para se kjo të vritej dhe kjo nuk pranoi


