• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRIKË E KAOS NË LINJAT E URBANIT NË TIRANË/ Përplasja e autobusëve bëhet “modë”. Ekspertët pa pistë konkrete, dyshime edhe për…
Home
Breaking News

FRIKË E KAOS NË LINJAT E URBANIT NË TIRANË/ Përplasja e autobusëve bëhet “modë”. Ekspertët pa pistë konkrete, dyshime edhe për…

3 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

E ndërkohë që Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë zbardhur shkaqet e aksidentit të së premtes të autobusit që përfundoi në Lanë, një tjetër rast i frikshëm është regjistruar mesditën e djeshme në bulevard.

Sërish ka qenë fati jo vetëm me udhëtarët që kanë qenë në urban, por edhe me qytetarët që po prisnin në stacion mjetin t’i merrte.

Autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është përplasur me kabinën e stacionit që për pak nuk ka përplasur njerëzit që ishin poshtë strehës.

Policia e Tiranës reagoi me anë të një njoftimi zyrtar për rastin e djeshëm, ndërkohë që drejtuesi i mjetit menjëherë është marrë në pyetje dhe i është nënshtruar testit të alkoolit. Policia nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur vërtet, ndërkohë që ka dyshime që mjeti të ketë probleme teknike.

Ashtu si edhe me rastin e parë, edhe me rastin e djeshëm, do të jenë ekspertët auto-teknik që do të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur me të dy mjetet e transportit publik.

Po ndërsa mjeti i lënë mbi Lanë, madje i propozuar edhe për instilacion, është kërkuar nga hetimi që mjeti fizik të nxirret nga ku është për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme, ndërkohë që është vënë nën hetim shoferi që e drejtonte mbrëmjen e së premtes.

“SHKELJE E RREGULLAVE TË QARKULLIMIT”

Referuar të dhënave të Prokurorisë, bëhet me dije se në lidhje me aksidentin në “Unazë”, nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit është vënë shoferi i autobusit, i cili u përplas me një mjet “Benz” dhe përfundoi në lumë.

Burimet nga hetimi tregojnë se shoferi i autobusit të linjës së Unazës po hetohet në gjendje të lirë pas aksidentit. 62-vjecari, i identifikuar si Muhamet Kyçyku, banues në Tiranë, do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mbrëmjen e së premtes, pesë persona u plagosën dhe banorët e zonës nxituan të nxirrnin nga makina dy të rinjtë që ishin brenda automjetit tip “Benz” të kthyer përmbys poshtë autobusit. Ata janë identifikuar si Jurgen Rama 27 vjeç, shoferi, dhe A. H., 27 vjeç, pasagjeri i mjetit.

Autobusi që u “shndërrua” në urë, duke zënë poshtë makinën është ende në skarpatet e lumit, ndërsa automjetin, të dëmtuar plotësisht e nxorën që natën e ngjarjes së rëndë. Policia Rrugore thuhet se po punon dhe heton dy pista, atë të një defekti teknik në autobus, ku mendohet se ishin rreth 50 persona dhe parakalimit të gabuar të veturës.

AKSIDENTI NË BULEVARD

Policia njoftoi se autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i Parë” para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Autobusi është përplasur me kabinën e stacionit të pasagjerëve pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Për fat nuk u raportuan të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjet dhe kabinën e stacionit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 dhe autobusi drejtohej nga shoferi i identifikuar si D. Sh. Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe u tha se ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit të dytë të tillë brenda më pak se 4 ditëve.

Ekspertët pa pistë konkrete, dyshime edhe për lëvizjen e “Benz”-it

Në dëshminë e tij shoferi i autobusit ka deklaruar se po futej në stacion për të marrë pasagjerët, por në një moment ka dalë jashtë kontrollit duke marrë xhiro shpejtësie dhe për të shmangur tragjedinë ai ka devijuar në Lanë.

Dyshohet edhe për një parakalim të gabuar të shoferit të “Benz”-it në momentin që autobusi kishte ndezur sinjalin e bllokimit të krahut të majtë në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Por deri më tani, nuk ka një shkak konkret, të dalë nga përfundimi i ekspertizës së mjetit të transportit publik që në fakt ka qenë fati me drejtuesin e tij që mundi ta minimizonte fuqinë e lëvizjes së autobusit, pasi brenda ka pasur shumë persona.

Drejtuesi i autobusit urban vijon të këmbëngulë se mjeti nuk i është përgjigjur në momentin kur ka dashur të manovrojë e për pasojë ka tentuar anën e Lanës që mos të përplasej me mjete të tjera.

E pavarësisht kësaj, ai nuk ia arriti dot ta shmangte makinën që pati para vetes, por e mori para dhe e hodhi në Lanë, mjet që përfundoi poshtë rrotave të autobusit, por për fat, kanë ndërhyrë shumë shpejt kalimtarët e rastit dhe banorët e lagjes që kanë mundur të shmangin tragjedinë në makinë, brenda së cilës gjendeshin dy të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT/ Ambasada amerikane në Tiranë: Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses...
Previous article E RËNDË/ U dërgua në spital me plagë të rënda në trup, vdekja e dyshimtë e 26 vjeçarit shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të... Aktualitet

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të...

PO FSHIHET NË SHQIPËRI? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij Aktualitet

PO FSHIHET NË SHQIPËRI? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT