• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRIKA NGA KORRUPTIMI/ Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH
Home
Aktualitet
Drejtësi

FRIKA NGA KORRUPTIMI/ Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH

15 October, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Drejtësia e re nuk do të jetë më një mundësi për t’u pasuruar me çekiçin e korrupsionit, siç ka ndodhur gjatë tre dekadave të fundit, ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë hyrë pa para dhe pa shtëpi, ndërsa po dalin me pallate, vila, makina të shtrenjta, biznese të kamufluara, lokale, magazina, resonte, llogari të majme bankare etj. Magjistratët e rinj, të cilët do të zëvendësojnë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, do t’i nënshtrohen dy herë Vetingut për pasurinë dhe figurën. Vetingu i dyfishtë është parashikuar si masë mbrojtëse për të mbajtur sa më larg gjyqtarët dhe prokurorët e rinj nga ndikimet korruptive.

Vetingu i parë

Vetingu i parë kryhet para se kandidatët të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për formimin fillestar për prokuror apo gjyqtarë. Vetingu për pasurinë dhe figurën në këtë rast bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për Kandidatët për prokurorë. Pranë dy Këshillave, për secilin kandidat për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës duhet të paraqesin nga një raport Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, prokuroria, organet e administratës tatimore dhe doganore, Byroja Kombëtare e Hetimit, shërbimet shtetërore informative, si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit. Byroja Kombëtare e Hetimit do të verifikojë kandidatë për lidhjet e tyre të mundshme me krimin. Në çdo rast, kandidati nuk pranohet në Shkollën e Magjistraturës kur raporti i ILDKPKI tregon që burimet financiare të kandidatit nuk justifikojnë pasuritë e tij dhe kur raportet e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Shërbimit Informativ Shtetëror tregojnë se kandidati ka lidhje me krimin e organizuar.

Vetingu i dytë

Vetingu i dytë kryhet pasi kandidati ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe para se të emërohet gjyqtar apo prokuror. Sërish Vetingu kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Për secilin kandidat ILDKPKI paraqet një raport për ligjshmërinë e pasurisë, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe shërbimet shtetërore informative paraqesin një raport për figurën. Në çdo rast, kur njëri nga raportet është negativ, kandidati nuk mund të emërohet magjistrat. Gjithashtu, edhe pas Vetingut të dyfishtë, gjatë ushtrimit të detyrës, llogaritë bankare të magjistratëve do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme për çdo transaksion të dyshimtë.

Vetingu 1

Vetingu i parë kryhet para se kandidatët të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për formimin fillestar për prokuror apo gjyqtarë, për ligjshmërinë e pasurisë dhe figurën.

Vetingu 2

Vetingu i dytë kryhet pasi kandidati ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe para se të emërohet gjyqtar apo prokuror. Sërish Vetingu kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDI RAMA/ Shije e ulët në letërsi
Previous article I DHUNUAN DHE I LIDHËN PAS KREVATIT/ Maskat grabisin duke ngrënë bukë çiftin e të moshuarve në Korçë

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT