• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Ndalohen për disa orë në Shkodër 9 turistë të ardhur nga Kina. Nxirren të pastër
Home
Sociale

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Ndalohen për disa orë në Shkodër 9 turistë të ardhur nga Kina. Nxirren të pastër

30 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina janë ndaluar  në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Kinezët kishin ardhur nga Kina për qëllim për të vizituar Shkodrën, por nga frika e koronavirusit që tashmë ka prekur edhe disa vende europiane ka bërë që policia doganorë të njoftojë grupin e mjekëve të Kelmendit të cilët kanë mbërritur aty.

Mjekët kanë kryer për disa orë kontrolle të imtësishme, ndërsa me pas janë lëtë janë lënë që të kalojnë pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit.

Ndërkohë ka qenë njëri prej turistëveqë  ka treguar edhe kontrollin që u është bërë nga mjekët për disa orë ndërsa është optimist duke thënë se do të gjendet një mënyrë që Kina ta zhdukë koronavirusin.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin” u shpreh turisti.

Mjeku Ardian Këlliçi i cili mbulon zonën e Kelmendit që përfshin edhe pikën kufitare të Hanit të Hotit pas kontrolleve të turistëve kinez u shpreh se ata nuk kishin asnjë shenjë dhe është dhënë konfirmimi për ta kaluar pikën kufitare të Hanit të Hotit për të ardhur drejt Shkodrës.

Pas kontrolleve turistët kinez morën pasaportat dhe vijuan rrugëtimin e tyre drejt qytetit të Shkodrës për t’u rikthyer pas pak orësh sërish në Malin e Zi.

Në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Bashkimi në Gërçar të Vermoshit janë marrë masat për turistët kinez apo edhe shtetas të tjerë të huaj që mund të shfaqin shenja dyshuese të koronavirusit.

Po kështu masa të shtuar ka në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë. Dy ditë më parë në portin e Durrësit u ndaluan dy kinezë, por edhe ata rezultuan të pastër dhe u lanë të lirë të vazhdonin udhëtimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMËROHET DREJTORE E QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT/ Alda Bardhyli emër i njohur në botën e letërsisë
Previous article NJË TJETË LËKUNDJE/ Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e tij

k.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT