• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRESSH prezanton “Planin e Veprimit 2018-2019”. Rama: Plan ambicioz dhe i arritshëm
Home
Shqipëri

FRESSH prezanton “Planin e Veprimit 2018-2019”. Rama: Plan ambicioz dhe i arritshëm

28 April, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Prezantimi i “Planit të Veprimit të FRESSH 2018 – 2019” bëri bashkë pasditen e sotme qindra të rinj të FRESSH nga gjithë Shqipëria, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla dhe Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla.

Por çfarë është “Plani i Veprimit të FRESSH”?

Së pari, një kujtesë e eksperiencës dhe vullnetit gjithëpërfshirës që të rinjtë e FRESSH kanë fituar ndër vite me mijëra aktivitete në mbarë Shqipërinë.

Së dyti, një organizim i kësaj eksperience në një dokument i cili përshkruan në detaj synimet praktike të Forumit, aktivitetet që do të ndodhin në 365 ditët në vijim në çdo cep të Shqipërisë, si dhe përgjegjshmërinë për të bërë mirë mes të rinjve shqiptarë. Organizimi i Bordeve për çdo ministri, Klubeve, UniFRESSH, FRESSH Gjimnaze apo krijimi i mundësive që të rinjtë të rizbulojnë mundësitë që ofron fshati, janë vetëm disa mënyra sesi do të orientohet “Plani i Veprimit”.

Së treti, një zotim për të bërë mirë për të ardhmen e të rinjve, jo thjesht në funksion të fushatave elektorale, por në shërbim të komunitetit të gjerë.

Duke përmendur përgjegjësinë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë, Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, përgëzoi punën e mirë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas tij, ky hap i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë përbën një sfidë të madhe për të rinjtë dhe prej të rinjve, si brez që duhet të kultivojë njëkohësisht edhe vlerat, edhe përgjegjësitë e familjes së madhe europiane.

Kryeministri Edi Rama po ashtu e përshëndeti këtë nismë të FRESSH, duke e quajtur një plan ambicioz dhe të arritshëm vetëm duke qënë maksimalisht aktivë, të bashkuar dhe të zgjuar.

Sipas tij, pavarësisht përgjumjes së gjatë të opozitës, detyra e çdo të riu është beteja për të përmirësuar komunitetin e tij.
Mes energjisë pozitive dhe frymës së bashkëpunimit të rinjtë e FRESSH do të vazhdojnë të jenë shembulli i punës për rininë shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI GRUAN ME ÇEKIÇ/ Fqinjët: Suzana donte t'i merrte SHTËPINË, ai ishte i mirë por...
Previous article Dasma me Young Zerkan, Ronela Hajati zbulon fustanin e nusërisë

k.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT