• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Frei për negociatat me Shqipërinë: Jo para fundit të 2019-ës
Home
Shqipëri

Frei për negociatat me Shqipërinë: Jo para fundit të 2019-ës

2 July, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU në intervistë ekskluzive për DW (shqip) thotë se vendimi i Brukselit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk mund të merret as si “po” e as si “jo”.

DW: Zoti Frei, të enjten ishte parashikuar të bëhej një votim në Bundestag mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë, por nuk u bë, përse?

Thorsten Frei: Si koalicion qeveritar ne në fakt deri të martën donim që, në kuadër të debatit për deklaratën qeveritare të vinim në votë dy mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por kur u pa që Këshilli i BE-së nuk do të merrte vendim, ne e lamë.

DW: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk e përmendi fare zgjerimin e BE-së në fjalën e saj në Bundestag.

Thorsten Frei: Po, është e vërtetë. Zonja Merkel nuk foli për këtë temë. Meqë nuk pati ujdi me Bundestagun, ajo nuk kishte se si të fliste për negociatat në Bruksel. Në Bruksel u ra dakord se kjo çështje do të jetë sërish në agjendë në vitin 2019, pra, pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Por është e qartë se: Para se qeveria gjermane të japë votën e saj, ajo duhet të ketë një mandat nga Bundestagu gjerman. Pra, ende duhet të votojmë për mocionet tona.

DW: Në Shqipëri opozita e shikon vendimin e Këshillit të Ministrave si një “Jo”, ndërsa qeveria e kupton si “Po”.

Thorsten Frei: Nuk është vendimtar Këshilli i Ministrave të Jashtëm, por Këshilli i Bashkimit Europian. Meqenëse ky nuk ka marrë vendim fare, nuk është as “po”, as “jo”.

DW: Kur mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit?

Thorsten Frei: Kjo do të varet, jo përpara fundit të vitit 2019. Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte. Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vetting-ut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore. Pra, e thënë më saktë: Konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus.

DW: Kushtet për Shqipërinë janë të qarta. Po për Maqedoninë? Maqedonia ka marrë shtatë rekomandime tashmë nga Komisioni.

Thorsten Frei: Kjo është e vërtetë. Dhe çdo herë ka ngecur te vota e Greqisë. Prandaj është gjithsesi për t’u njohur fakti që dy qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë tani bënë një përpjekje për ta zgjidhur këtë grindje afro 30-vjeçare për çështjen e emrit Ende nuk është përmbyllur tërësisht. Nevojiten edhe votimet e parlamenteve, në Maqedoni madje kemi përpara edhe një referendum kushtetues. Pra, do të jetë shumë e vështirë, prandaj do të kish qenë mirë që Këshilli i BE-së të dërgonte një sinjal pozitiv te popullsia e Maqedonisë.

DW: A mendoni se do të ketë destablizim të gjendjes në prag të referendumit të shtatorit?

Thorsten Frei: Ky rrezik nuk mund të përjashtohet. Nga ana tjetër ekziston edhe një sinjal i qartë që ky vend ka një perspektivë europiane. Fakti që nuk u morr një vendim për këtë çështje nuk ka të bëjë me Maqedoninë. Sidomos në Francë ekziston opinioni se Bashkimi Europian është i vetë problemi, dhe si i tillë ai nuk mund të jetë i aftë për zgjerim. Por unë jam i mendimit, se premtimi i Selanikut është kryesori dhe se ne orientohemi nga përparimet që ka bërë vendi.

DW: Në shtyp pati së fundi spekulime, se Shqipëria mund të ofrojë strehime për migrantët. Ndërkohë ky lajm është përgënjeshtruar zyrtarisht nga Shqipëria. A ka pasur ndonjë propozim të tillë?

Thorsten Frei: Unë e kam lexuar në gazeta. Politikisht kjo tek ne nuk u diskutua kurrë. Prandaj edhe kam mirëkuptim për vendimin e Shqipërisë për t’i hedhur poshtë këto përfytyrime.

Nuk mund të pritet kurrsesi prej Shqipërisë që të “sakrifikohet” për këtë çështje. Përse u dashka sakrifikuar? A nuk do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së? Kampet pritëse do të kenë kuptim vetëm jashtë BE-së. Kështu që, bëjmë mirë që zgjidhjen ta gjejmë në vendet e Afrikës së Veriut.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kina, rekrutim ushtarak në stilin “Hollywood”-ian (VIDEO)
Previous article Puna përgatitore për negociatat brenda 2019, Fleckenstein mbërrin në Tiranë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT