Sot do të zhvillohet ndeshja mes Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munchen, në kuadër të javës së 15-të në Bundesligan gjermane.
Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për arsye se do të jenë përballë tyre dy vëllezërit Boateng.
Jerome dhe Kevin Prince Boateng kanë një histori ‘rivaliteti’ së bashku, jo vetëm përsa i përket klubeve në të cilat kanë luajtur por edhe në kombëtare sepse Kevin luan për Ghanën ndërsa Jerome për Gjermaninë.
Kevin ka sinjalizuar përballjen me vëllain e tij I cili luan tek Bayern me anë të një postimi në Instagram ku ka bashkangjitur disa foto në të cilat tregon përballjet e mëparshme të luajtura së bashku.
Në postim ai shkruan: Ja ku jemi sërish vëlla..
Përgatiti: AlpeNews.al






