• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCË/ Provokimi i biznesmenit francez: Vendi është në krizë, pse se shesim “Mona Lizën”?!
Home
Nderkombetare

FRANCË/ Provokimi i biznesmenit francez: Vendi është në krizë, pse se shesim “Mona Lizën”?!

19 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Franca ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, jo vetëm në terma të infektuarish ose viktimash, por edhe për pasojat ekonomike.

Me turizmin që mbetet në shifra afër zeros dhe sipërmarrje që tashmë kanë deklaruar falimentimin e tyre, priten muaj të zymtë për ekonominë e një prej vendeve liderë të Bashkimit Europian.

Por ka edhe njerëz që ofrojnë alternativa të mundshme. Njëra prej këtyre , është mundësia që vendi të përballojë krizën e padëgjuar duke shitur argjendarinë familjes, pra disa nga senset më të çmuara të kulturës franceze.

Një nga biznesmenët më të njohur në vend, Stephane Distinguin, CEO i kompanisë teknologjike Fabernovel, mendon se këto asete mund të identifikohen thjeshtësisht me disa nga pikturat që prej shekujsh mbrohen në muzetë e Parisit.

“Ditë pas dite, situata po bëhet gjithmonë më e vështirë. Ende po llogarisim miliardat që po humbasim, dhe nuk do të kthehen më. Për këtë arsye duhet të sheshim asete të rëndësishme me çmimin më të lartë të mundshëm, por që të mos na pengojnë të ardhmen”.

Pikturat janë një prej këtyre aseteve. “Pikturat lëvizin me thjeshtësi, dhe ne kemi shumë prej tyre. Llogaris që “Mona Liza” mund të shitet për një shifër jo më pak se 50 miliardë euro. Disa thonë se është çmim i ekzagjeruar, por nuk kanë dhënë një shpjegim racional për kundërshtimin”.

Por kush mund të blinte një pikturë me këtë shifër, edhe pse bëhet fjalë për një nga kryeveprat e të gjitha kohërave? “Përshembull Jeff Bezos, do të ishte pak më shumë se paratë që i ka dhënë gruas së parë për divorcin. Por ka edhe mënyra të tjera, mund të “tokenizohet” piktura, si të ishte një bitcoin, dhe çdo person mund të blinte online një copëz të saj virtuale, në ketë mënyrë Franca mund të mbante gjithsesi kontrollin fizik”.

Një ide që duket fantashkencë, por që mjeshtrit Leonardo Da Vinci, që përtej artit kishte edhe pasionin për shkencën dhe teknologjinë, edhe mund t’i pëlqente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E METËS/ Veliaj: Unë as kam vjedhur, as vrarë, as kam pasur procese. Komisioneri i KE-së e kuptoi kurthin e PD-së
Previous article MOTI/ Meteorologët parashikojnë rënie temperaturash e reshje gjatë javës

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT