“Kam pasur kontakt me ambasadorë dhe jemi të gjithë të qartë se është konsumuar dialogu, si në vendet e tyre ku vendos qeveria dhe bashkia edhe këtu kështu është bërë, por jemi të hapur për dialog. U bindën që kryetari i bashkisë i paska takuar 12 herë.
Kur panë letrat që që nga viti ’40 nuk paska qenë monumente kulture tha pse na fusni në qorrsokak. Komisioneri për zgjerimin sapo kuptoi se ishte një kurth dha një përgjigje të menduar, tha është cështje lokale”.
Presidenti Meta sot foli për mafie dhe tirani. “Kjo është qesharake, unë as kam vjedhur, as vrarë, as kam pasur procese, nuk e di kujt i referohet. Ndodh tipikisht cdo qershor, kur Presidenti ka një muaj ventilimi, shkarkohet, por kjo është natë Kadri dhe nuk dua të flas” tha ai.
Por çfarë mendon ai për Pandeli Majkon që votoi kundër shembjes? “Thjesht nuk është avancuar me projektin, por as Majko nuk e shpalli monument kulture”.