• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Francë/ Policia arreston 10 ekstremistë të djathtë, do kryenin sulme kundër myslimanëve
Home
Nderkombetare

Francë/ Policia arreston 10 ekstremistë të djathtë, do kryenin sulme kundër myslimanëve

25 June, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Dhjetë persona të ekstremit të djathtë francez u arrestuan dje në mbrëmje në Paris me akuzën për veprime të dhunshme kundër fesë myslimane, sipas burimeve të hetimit. Të 10 personat janë arrestuar në rajone të ndryshme, mes të cilave edhe nga ishulli i Korsikës.
Të dyshuarit kishin në “plan për të kryer veprime të dhunshme që synonte njerëzit e besimit mysliman”, tha një burim i afërt me hetimin.

Dyshohet se shefi i kësaj organizate ishte një punonjës policie në pension dhe pjesëtarët e këtij grupi ishin të moshës midis 32-69 vjeç. Një burim tjetër tha se banda po kërkonte të godiste “njerëz të lidhur me islamin radikal”. Franca është goditur nga një varg sulmesh ekstremiste që nga fillimi i vitit 2015, shpesh nga njerëz të cilët janë radikalizuar ose pretendojnë se kanë vepruar në emër të Daeshit.

Më shumë se 240 njerëz janë vrarë në sulme, duke përfshirë 130 të cilët kanë humbur jetën në një valë shpërthimesh dhe të shtënave kryesisht në netët e Parisit në nëntor 2015. Të dyshuarit u monitoruan nga agjencia e inteligjencës DGSI e Francës, e cila kapi mesazhet që tregonin se po kërkonin të blinin armë, thanë burimet.

Franca është shtëpia e rreth 5.7 milionë myslimanëve ose pothuajse nëntë për qind e popullsisë, sipas një raporti nga instituti hulumtues me qendër në SHBA në fund të vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇELJA E NEGOCIATAVE/ Basha "PESIMIST" paralajmëron përgjigje negative nga Brukseli
Previous article Euro sërish në rënie/ Fillimjava e gjen nën 126 lekë kursin e këmbimit

F.autor

Postime të ngjashme

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT