• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCË/ Gjithçka për skandalin e qumështit të foshnjeve me salmonelë, që përfshiu 83 shtete
Home
Shëndet

FRANCË/ Gjithçka për skandalin e qumështit të foshnjeve me salmonelë, që përfshiu 83 shtete

14 January, 2018 Redaktor1 Shëndet

Operacioni i kthimit mbrapsht të kutive të qumështit për foshnje prodhuar nga firma franceze “Lactalis” përfshin 83 shtete, njoftoi CEO i grupit Emmanuel Besnier duke premtuar se do të dëmshpërblejë të gjitha familjet e prekura nga infektimi me virusin e salmonelës.

Duke lënë pas heshtjen në një intervistë të gjatë për Gazetën e së Dielës, e para dhënë për median nga drejtuesi 47 vjeçar mjaft i rezervuar, Emmanuel Besnier mbrojti deri në fund menaxhimin ndaj krizës, e kritikuar hapur këto ditët e fundit nga qeveria dhe konsumatorët.

“Në asnjë moment nuk ka patur vullnet për të fshehur gjërat”, u shpreh Besnier, i cili drejton biznesin familjar prej vitit 2000, në gjurmët e të atit dhe gjyshit përpara tij.

Po është e vërtetë, nuk jam një natyrë e hapur. Në një krizë si rasti konkret, duhet fillimisht të kalohet në veprim”, u justifikua ai për të sqaruar refuzimin e tij për të folur deri më tani.

Në fund të një takimi të premten me ministrin e Ekonomisë, Bruno Le Maire, i cili e kritikoi një “biznes të dështuar”, grupi Lactalis njoftoi grumbullimin e të gjithë sasisë së qumështit për foshnje të prodhuar në fabrikën e kontaminuar në Craon (perëndim), duke zgjeruar edhe më tej thirrjet e njëpasnjëshme të lëshuara prej fillimit të dhjetorit.

Emmanuel Besnier u shpreh se i ka propozuar ai vetë qeverisë këtë masë që prek 83 shtete, kryesisht Kinën apo Algjerinë.

“Duhet matur rrezja e këtij operacioni, më shumë se 12 milionë kuti qumështi janë të përfshira”, theksoi ai duke siguruar se shpërndarësit nuk do të duhet më për të klasifikuar produktet në varësi të datës së prodhimit. Ata e dinë se duhet hequr gjithçka nga raftet.

ATA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FURTUNË" në komisariatin e Policisë së Aeroportit të Rinasit: Shkarkohen 15 punonjës pasi...
Previous article (VIDEO) E pabesueshme çpo ndodh në 'Anfield', Liverpool 2 gola për 2 minuta

Redaktor1

Postime të ngjashme

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak Shëndet

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale Shëndet

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve Shëndet

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT