Një nga vendet europiane më të goditura nga COVID-19, Franca ka lehtësuar sot masat kufizuese pasi një sërë vendesh të BE hapën kufijtë.
Në Francë tashmë rihapen kafenetë dhe restorantet teksa qytetarët mund të vizitojnë familjarët e tyre.
Në një dalje televizive, Presidenti i Francës Macron e quajti fitore të parë fazën që u kalua por paralajmëroi se koronavirusi mund të kthehet sërish.
Po ashtu Macron konfirmoi se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Francë mbahet më 28 qershor.