Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në “Astir”, ku protestuesit e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta një prej punonjësve të IKMT teksa punonte, duke i shkaktuar fraktura të forta në kokë dhe në duar.
I plagosuri është A.B 50 dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve 50 vjeçari po punonte dhe teksa lajmëronte banorët e kësaj zone të cilët u preken banesat nga ndërtimi i rrugës, është sulmuar me mjete te forta duke i shkaktuar edhe plagë të rënda.
Ndërkohë me anë të një reagimi, “IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve. Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, pavarësisht sjelljeve rrugaçerore, barbare dhe të paligjshme.”


