Ngjarje e rende raportohet nga Italia, ku nje shqiptar eshte gjetur i vdekur ne banese.
Ata iu afruan baneses, dhe te dritarja pane skenen horror. Panë vetëm kokën e nje njeriu varur ne litar dhe ne panik njoftuan policine.
Pas hetimeve, policia beri me dije se shqiptari kishte qene se paku prej 10 ditesh i varur dhe trupi per shkak te temperaturave te larta ishte dekompozuar.
Fqinjet kane thene se ai njihej si njeri i qete, punetor dhe qe nuk perzihej me njeri. Se fundi, sipas tyre, ai ishte izoluar dhe nuk mbante shume kontakte me personat perreth.
Policia ka gjetur te ngjitura ne mur disa letra te shkruara ne shqip dhe ne italisht, te tilla si, “Ne vijmë nga Zoti dhe do të kthehemi te Zoti”, “Unë shkoj tek Perëndia ime”.
Policia ka nisur hetimet per ngjarjen dhe ende nuk ka bere te ditura shkaqet qe e kane cuar shqiptarin drejt aktit ekstrem.



