Gjykata e Shkodrës ka caktuar masat e sigurise arrest me burg per 7 te arrestuarit e bandes se kokainës, rrjet qe u shkatërrua të shtunën që lamë pas, në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.
Në operacionin policor u sekuestruan 2.2 kg kokainë.
Arrest me burg:
1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër.
3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
6. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.
Arrest me burg me afat 30 dite:
7. Kristjan Uj
kaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
KJo është video që iu bëri gjëmën djemave pasi vet ata nuk ditën ta mbajnë të fshehtë punen e tyre dhe e postuan ne FaceBook.
Njoftimi i Policisë dat 3 shkurt 2018:
Shtatë persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe më shumë se 2 kilogramë drogë e fortë e llojit kokainë janë sekuestruar nga Policia Vendore e Shkodrës. Efektivët kanë finalizuar goditjen e dytë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Shtatë personat e arrestuar dhe kokaina prej 2.237 kg janë kapur dhe sekuestruar në lokalin e natës “Samba”, që ndodhet në fshatin Beltojë në Shkodër. Në pranga kanë rënë shtetasit, Helidon Marku, 42 vjeç, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, 30 vjeç, banues në Shkodër, Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malë- sia e Madhe, Saimir Arçi, 31 vjeç Aldo Vruçaj 28 vjeç, Kristjan Ujkaj 31 vjeç, dhe Aleksandër Matoja, 31 vjeç, që të gjithë banues në Shkodër.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K., 26 vjeç, banues në Shkodër. Për këtë aksion, drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Gjovalin Loka, doli në një deklaratë për mediat, duke dhënë më shumë detaje rreth këtij operacioni, të finalizuar me sukses.
“Ky operacion u finalizua me sukses, pas një hetimi 3-mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit. Në këtë kuadër janë arrestuar 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij grupi kriminal dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuar janë Helidon Marku, Indrit Tagani, Erjon Zekaj, Saimir Arçi, Aldo Vruçaj, Kristjan Ujkaj, Aleksandër Matoja, ndërsa u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K”, deklaroi kreu i Policisë. Sipas tij, goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore, me metoda speciale të hetimit, të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Në vijim të këtyre hetimeve, është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K, të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtjes, shitjes së drogave të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambienteve të këtij lokali. Më 3 shtator të vitit të kaluar. në lokalin me muzikë live “Samba” ndodhi një ngjarje e rëndë, ku u plagos rëndë shtetasi Edmir Nilaj, i cili pas afro 4 muajsh u nda nga jeta.
Autor i krimit u akuzua shtetasi A. Dekovi, i cili ishte bodiguard në atë lokal. Përpara kësaj plagosjeje me pasojë vdekjen, kishte ndodhur një tjetër sherr mes disa shtetasve nga Lezha dhe Shkodra, të cilët kanë goditur njëritjetrin dhe thyer xhamat e makinave. Tashmë, ky lokal, deri në një afat të pacaktuar, nuk do funksionojë për shkak të sekuestros së vendosur. Lokali “Samba” në Shkodër, për të disatën herë, kthehet në një vend problematik.
Ky lokal, aktivitetin e tij e kishte gjatë orëve të natës, duke ofruar muzikë live për klientët dhe disa balerina, që kërcenin në lokal. Gjatë hetimeve 3-mujore, agjentë të ndryshëm kanë hyrë në këtë lokal nate, duke u sjellë si klientë. Po ashtu, shtatë shtetasit e arrestuar dhe personi i shpallur në kërkim janë përgjuar si aty brenda përmes përgjimit ambiental, por edhe në telefonatat apo bisedat mes tyre, përmes mesazhe në telefon.
Pas përgjimeve dhe agjentëve të infiltruar, është arritur që ky operacion të finalizohet me sukses duke arrestuar 7 shtetas dhe sekuestruar 2.237 kilogramë kokainë. Këta shtetas, përveç muzikës live dhe balerinave, në lokalin e tyre për klientët ofronin edhe droga të ndryshme, kundrejt çmimeve të ndryshme.”
AlpeNews.al