Bulevardi i është rikthyer tashmë normalitetit të tij ku qytetarë mund të shijojnë xhirot e tyre të pasdites bashkë me miqtë apo familjarët.
Pas largimit të protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të gjitha mbetjet të shpërndara përgjatë rrugës. Banderolat, shishe uji, letra, cigare ishte gjithçka që të shihte syri menjëherë pas përfundimit të fjalës nga kreu demokrat Lulzim Basha.
Por sapo u shpërndamë protestuesit, të gjithë punonjësit e mirëmbajtjes të Bashkisë së Tiranës u morën me pastrimin e bulevardit të ndihmuara edhe nga makinat e pastrimit që bënë larjen e bulevardit duke normalizuar situatën.
Tashmë është hapur edhe qarkullimi për automjetet duke çliruar edhe trafikun në kryeqytet.






