Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka ngjallur mjaft zemërim pas deklaratave të tij ku njihte zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Grupi islamik Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, ka bërë thirrje për një “kryengritje të re” kundër Izraelit.
Myslimanët në Indonezi, Malajzi, Bangladeshi, Turqi, Indi dhe Iran kanë organizuar protesta masive ku kundërshtojnë vendimin e preasidentit amerikan.
Sot në Bangladesh, Indonezi, Malajzi dhe Kashmir janë zhvilluar demonsta ku qindra palestinezë u përleshën me policinë izraelite.
Protestuesit hodhën gurë drejt efektivëve izraelite, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me plumba gome.
Nga pamjet që raportojnë mediat ndërkombëtare, shihet një përplasje e fortë mes tyre ku turma e madhe u mblodh jashtë xhamisë së Al Aqsa të Jeruzalemit.
Autoritetet izraelite kanë vendosur qindra policë shtesë ndërkohë ushtarët kanë çdo mision tjetër për të vendosur stabilitet.
Në Kuala Lumpur dhe Malajzi, protestuesit kanë djegur fotografi të presidentit Trump jashtë ambasadës amerikane.(TemA)