Shkaterrohet grupi i trafikut të drogës në Fier, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre një vajzë 27 vjeçare.
Të tre personat janë arrestuar në flagrancë në një lokal nate në fier ku dukes se zhvillonin aktivitetin e tyre prej kohësh. Policia ra në gjurmët e tyre mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë operative se në lokalin ”New York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.
1.Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier.
2.Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier.
3.Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier.
Arrestimi i tyre u bë i mundur Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”New York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen (Renato) Mellaraj të cilët duket se përdornin shtetase Pranvera Isufaj në cantën e së cilës u gjend lënda narkotike.
Po kështu shtetasja Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerje e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.
AlpeNews.al