• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTOT/ Katër shqiptarë dënohen me 11 vite burg në Angli, 500 mijë sterlina fitim nga “shtëpitë e barit” në Essex
Home
Aktualitet
Kronikë

FOTOT/ Katër shqiptarë dënohen me 11 vite burg në Angli, 500 mijë sterlina fitim nga “shtëpitë e barit” në Essex

13 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi të krimit të organizuar që ishte i përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të kanabisit, janë dënuar me më shumë se 11 vjet burg, pasi hetimet zbuluan se grupi kishte fituar mbi 500,000 paund midis viteve 2023 dhe 2025.

Sipas policisë në Essex të cilës i referohet Top Channel, grupi i udhëhequr nga vëllezërit Sefedin dhe Eldi Tafa, kontrollonte plantacionet e kanabisit dhe siguronin materialet dhe pronat e nevojshme për kultivimin e tij. Ata u ndihmuan nga Servet Dobrushi, i cili merrej me organizimin e shitjes së kanabisit të prodhuar.

Në nivelin tjetër të grupit, ishin Asterjo Sata dhe Reols Havalja, të cilët mbikëqyrnin kultivimet dhe shpërndanin kanabisin dhe fitimet në të gjithë vendin.

Operata e grupit u zbulua pas një hetimi, kur policia gjeti një plantacion kanabisi në Aragon Close, Southend, në mëngjesin e 30 gushtit 2023. Gjatë kontrollit të pronës, u gjetën 446 bimë kanabisi, 5,000 paund në para dhe një portofol që përmbante një patentë shoferi me emrin e Eldi Tafës. Në një ditar të gjetur, ishin të shkruara emrat “Alberti”, “Sefi” dhe “Olsi”, që ishte emri me të cilin grupi e njihte Havaljan.

Në vazhdim të hetimeve, Sefedin Tafa u arrestua në fillim të vitit 2024 në Westcliff. Gjatë kontrollit të makinës së tij, u gjetën 1400 paund dhe një video që tregon një plantacion kanabisi. Gjatë kontrollit të një shtëpie tjetër, u gjetën mbi 27 mijë paund dhe pothuajse 50g kanabis. Po ashtu, u zbuluan 10 kg kanabis në Caerphilly, Uells.

U ekstradua nga Belgjika si pjesë e grupit kriminal, lihet në burg Sergej Hasanpapaj

Në qershor 2024, Asterjo Sata u arrestua ndërsa udhëtonte nga Brighton në Southend, ku u gjetën mbi 34 mijë paund, një armë dhe dy telefona. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, u gjetën sende luksoze dhe veshje të shtrenjta. Një hetim më i gjerë zbuloi një plantacion kanabisi të sofistikuar në Rochford Avenue, Westcliff, me një vlerë rreth 35,550 paund.

Përfundimisht, grupi i krimit të organizuar u akuzua dhe, pasi secili pranoi akuzat, u dënuan me dënime të ndryshme. Sefedin Tafa u dënua me 4.5 vjet burg, Asterjo Sata me 32 muaj, Reols Havalja me 23 muaj dhe Servet Dobrushi me 27 muaj burg.

Eldi Tafa është ende në arrati jashtë Britanisë dhe kërkimi për arrestimin e tij vazhdon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR VRASJE/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese
Previous article NDRYSHIME NË KRYEMINISTRI/ Engjëll Agaçi dorëhiqet si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, zëvendësohet nga Elsonida Rama! Vilma Guri, shefe e re e kabinetit të Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT