• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR VRASJE/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET PËR VRASJE/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

13 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Safet Rustemi (Bajri) ka çuar në Gjykatën Kushtetuese mbajtjen e tij në burg. Realtore e çështjes do të jetë gjyqtarja Sonila Bejtja.

Safet Bajri, sëbashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Kurse Eria Ago akuzohej se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje. SPAK, pasi ka mbyllur hetimet për këtë grup, ka njoftuar se hetimet lidhen me disa ngjarje të ndodhur në vitin 2018 dhe se rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici ka pasur konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të shoqëruara me ngjarje kriminale.

Po ashtu, siç e përmendëm më sipër, SPAK pretendon se pas vrasjes së Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci në korrik të vitit 2018 në Shkodër, Behar Bajri, në bashkëpunim me Safet Bajri dhe Astmer Bilalin kanë organizuar dhe vrarë në shenjë hakmarrjeje xhaxhain e Ibrahim Licit, Fatbardh Licin.

Kërkesa e tij plotë e përfaqësuesve të Bajrit:

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 20 (87-2025-93), datë 20.03.2025 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1018, datë 24.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj kërkuesit Safet Rustemi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E MYNIHUT/ Vengu e Spiropali: Vijojmë kontributin për forcimin e partneritetit transatlantik
Previous article FOTOT/ Katër shqiptarë dënohen me 11 vite burg në Angli, 500 mijë sterlina fitim nga “shtëpitë e barit” në Essex

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT