Shumë qytetarë u mblodhën sot para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të produkteve në vendin tonë.
Në fotot e shkrepura nga protesta duket një djalë i vogël i cili afrohet pranë kryeministrisë, i vetmi që “thyen” kordonin e policisë ndërsa nëna e tij i kërkon të largohet.
Protestës iu bashkuan përfaqësues të grupeve të ndryshme ndërsa vëmendjen e rrëmbyen disa pankarta të veçanta me mbishkrime origjinale që janë krijuar në kohën e rritjes së çmimeve.
Shumë protestues kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre të cilët me pankarta në duar i kërkojnë ministres të ulë çmimin e naftës pasi nuk mund të shkojnë në shkollë me makinë.