Nderkohë që sipas masave të marra nga qeveria qytetarët ndodhen tani të gjithe në shtëpitë e tyre si pasojë e luftës me koronavirusin, mëngjesin e sotëm ka ndodhur krejt e kundërta.
Në redaksinë e AlpeNews.al kanë mberritur pamjen nga zona e Astirit në Tiranë, teksa radha në një bankë tejkalon çdo masë te parashikuar.
Qytetarët jo vetem që nuk jane të pajisur me maska e doreza, por nuk respektojnë as distancimin që është edhe më kryesorja.
Vetëm ky veprim arrin te hedhë poshtë izolimin e gjithë ditës, prandaj edhe thirrja për të respektuar rregullat është sot me e rendesishme se kurrë. AlpeNews.al