Tirana këtë 4 maj i ngjante atyre ditëve të qeta para se të mbërrinte rasti i parë me koronavirus në vend, me rrugë të mbushura me makina e njerëz.
Të shumtë në numër këtë paradite, qytetarët duket se po i kthehen normalitetit, por me disa ndryshime nga koha para 9 marsit.
Me më shumë kujdes, me maska e doreza, e me distancë.
Në disa raste duket se kjo e fundit nuk është e mundur, siç shihet nga fotot e LSA, shkrepura sot në rrugët e kryeqytetit.
Megjithatë qytetarët duken të ndërgjegjësuar për të ruajtur veten e të tjerët, pasi shumica mbajnë maska.




















