Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë “Hilton” është së fundmi prezent edhe në Shqipëri. Siç e shohim edhe nga fotot për AlpeNews.al, hoteli i miliarderes Paris Hilton është gati në Tiranë. Ai ndodhet në Unazën e Vogël pranë zonës së “Pallatit me Shigjeta.
Pas largimit nga Shqipëria të “Sheraton”, një nga debatet që u zhvillua ishte ai në lidhje me braktisjen e vendit tonë nga markat dhe firmat e njohura ndërkombëtare.
Ardhja e njërit prej rrjeteve hoteliere më me emër në rang global, “Hilton” përkon me kulmin e një boom-i turistik në Shqipëri. Ky është një lajm i mirë për këtë industri dhe për investimet e huaja prestigjioze që shtohen në kryeqytet.



