Partia Socialiste vendosi sot të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak se ky i fundit vendosi të anulojë datën e zgjedhjeve.
Këtë vendim e ka marrë sot Kryesia e Partisë Socialiste, ndërkohë që është bërë publik nga zëdhënësja e qeverise, Elisa Spiropali.
Socialistët kanë paralajmëruar të enjten do të zhvillojnë debat në Parlament, ndërkohë që kanë thënë se Ilir Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e kreut të shtetit.











