Djegia e mandateve duket se nuk i ka shkuar sipas parashikimeve deputetëve të opozitës. Pas dhjetë protestave, të quajtura kombëtare, që Basha ka organizuar me militantët e tij duket se ka sjellë lodhje te këto të fundit.
Përveç ardhjes me listë nga fshati më i largët, strukturat e PD-së shohin një situatë të pazgjidhshme te aktet e ndërmarra nga Lulzim Basha, shtuar këtu edhe premtimin e ditë-përditshëm të këtij të fundit se do rrëzojë Edi Ramën.
Teksa një gjë e tillë nuk po ndodh, në Has vihet re një shenjë “lodhje” nga ata që besojnë te Lulzim Basha.
Fjalët e shkruara në bordurën që paraqitet në fotot e mëposhtëme dëshmojnë një gjë të tillë.



