Policia ka lyer shtyllat përballë Kryeministrisë me graso, për të shmangur dëmtimin e kamerave të vendosura nga ana e protestuesve.
Kjo pas eksperiencave në protestat e mëparshme, kur protestuesit kanë tentuar të ngjiten në shtyllë dhe të bllokojnë kamerat e sigurisë.
Kujtojmë se momentalisht po zhvillohet protesta e opozitës e thirrur nga Partia Demokratike kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajnë fajtor për shpopullimin e Shqipërisë dhe varfërimin e vendit.


