Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ndodhet në qytetin e Vlorës.
Pak më parë kryenministri zhvilloi një takim me biznest të cilat tani më janë ‘çliruar’ nga takasa TVSH dhe nga inspektimet që sipas tij i kanë ‘nxirë jetën’ bizneseve.
Por pas këtyre takimeve Rama është ulur ka pirë një kafe dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me gjyshet vlonjate.
“Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre” shkruan kryeministri krahas fotos ku shfaqet i buzëqeshur.