Sheshi “Skënderbej” pret mbrëmjen e së dielës këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ora e super muzikës në shesh për të erdhi, me recitalin e natës së sotme. Kosova do të dominojë sot skenën.
Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit ku i ftuar special ishte Ermal Meta, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.
Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.
Mirëpo, në mes të gjithë njerëzve, është edhe fansi i saj më i madh. Bëhet fjalë për kryeminsitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Burime për AlpeNews.al mësojnë se Haradinaj ka qënë tek zyra e kryebashkiakut Veliaj, në kohën kur edhe Rita me familjen e saj ndodheshin aty.
Haradinaj që duket se ka lënë ngarkesat e politikës pas, ka ardhur në Tiranë për të shijuar atmosferën që vetëm Rita di ta dhurojë.
AlpeNews.al


