Protesta e dytë pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu më 2 gusht në Himarë po mbahet sot para Ministrisë së Brendshme.
Mes parullave e thirrjeve të ndryshme, një prej tyre bën thirrje për të marrë fëmijët me vete e një tjetër teksa kërkon drejtësi për Jonadën, bën thirrje për të protestuar, mbrojtur dhe vrarë frikën bashkë.