“Dita Ndërkomëtare e Infermierëve” ka marre sot kuptim me shumë se cdo herë tjetër.
Në këto ditë të vështira pandemie nga COVID-19, puna e palodhur dhe përkushtimi i infermierëve ndaj njerëzve të infektuar nga ky virus po vlerësohohet në gjithë botën. Infermierët dhe mjekët janë quajtur “heronjtë e heshtur” të këtyre ditëve që po kalojmë, pasi puna e palodhur e tyre ka bërë që miliona njerëz të shërohen.
Janë ata të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, si dhe të gatshëm të japin jetën e tyre për të shpëtuar jetët e personave në rrezik.
AlpeNews ju sjell një foto ku janë superheronjte që të gjithë i njohim të cilët janë përulur ndaj heronjve të vërtetë që po shpëtojnë jetë njerëzish nga ky virus vdekjeprurës.



