Është duke u zhvilluar seanca e sotme Parlamentare ku si pikë diskutimi është vota e Shqipërisë në OKB.
Pas ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati fjalën e ka marrë kreu I Partisë Demokratikë, Lulzim Basha.
Ajo që bie në sy është fakti se Edi Rama e ka shoqëruar me të qeshura dhe batuta gjithë fjalimin e tij.
Basha tha gjatë fjalimit të tije: Mbani mend këtë fjalë, rrallë herë do keni shansin të shini një mashtrues të pacipë dhe të paaftë nën petkun e ministrit të Jashtëm. Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time, se çfarë i kam thënë Mogherinit. Ju o zullumqarë vutë në gojën e Mogherinit se do hapeshin negociatat me Vettingun.




