Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur këngëtarët shqiptarë që ishin pjesëmarrës në ‘MTV Europe Music Awards’ që u zhvillua në Londër.
‘Shqiptarët që na bëjnë krenarë! Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta; tre yjet që ishin më të mirët mbrëmë në MTV.
Edicionin e sivjetshëm i ‘MTV Europe Music Awards’ në Wembley të Londrës e drejtoi këngëtarja e famshme Rita Ora.
Dua Lipa u shpall artistja e re më mirë duke mposhtur konkurrentë të fortë, ndërkohë që Ermal Meta triumfoi për veprën më të mirë italiane.
Urime!!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.