Ndeshja mes Vllaznisë dhe Lushnjës nuk do të luhet këtë të mërkurë. Pamundësia për t’u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” si pasojë e mbjelljes së barit të fushës, ka bërë që Federata të vendosë që takimi të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Shkodër.
Gjatë këtyre ditëve u diskutua për mundësinë e luajtjes në një fushë asnjëanëse, ose edhe përsëritja e asaj që Vllaznia bëri me Skënderbeun, pra që takimi të luhej në Lushnjë, por me sa duket shkodranët të shqetësuar edhe nga situata në renditje, kanë pasur frikë t’i jepnin një luks të tillë një rivali në luftën për mbijetesë


