Nis me shkrumbime automjetesh e shtuna ne Vlore. Dy makina prone e nje shtetasi me iniciale E.A jane perfshire nga flaket dhe dyshohet se ngjarja eshte e qellimshme.
Policia ben me dije se “Më datë 14.04.2018, rreth orës 02:00, në lagjen “1 Maji”, janë djegur mjetet tip ”Benz”, dhe ”BMW”, në pronësi të shtetasit Ermelind Abazi”.

Informacion paraprak
Më datë 14.04.2018, rreth orës 02:00, në lagjen “1 Maji”, janë djegur mjetet tip ”Benz”, dhe ”BMW”, në pronësi të shtetasit E.A..
Dyshohet se zjarrëvenia është e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ ëve.
***
Më datë 14.04.2018, rreth orës 00:40 në fshatin Bishan, Vlorë, është djegur plotësisht mjeti tip ”Volkswagen”, në pronësi të shtetasit K.T., banues në Kafaraj, Fier.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.



