• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO-REPORTAZH/ Shkrimtarët e njohur në ditën e parë të Panairit të Librit
Home
Libri

FOTO-REPORTAZH/ Shkrimtarët e njohur në ditën e parë të Panairit të Librit

14 November, 2018 F.autor Breaking News, Libri

Stenda e UET-Press ka pritur qindra vizitorë në ditën e parë të Panairit të Librit, që u hap të mërkurën në Pallatin e Kongreseve. Bashkë me lexuesit, në stendë kanë ndaluar dhe autorë të njohur të letrave shqipe, të cilët kanë vlerësuar përpjekjet e UET-Press e Institutit Europian Pashko për të mbështetur librin dhe autorët shqiptarë. Fatos Kongoli, Diana Çuli, Grigor Banushi, Xhevat Lloshi, Iva Tico etj, kanë kaluar orë pranë UET-Press.

Autorët në stendë si Alfred Peza, Ylli Pango, Preç Zogaj,Mimoza Ahmeti, Maks Velo kanë firmosur për lexuesit. Interes ka ngjallur për lexuesin libri me kujtime i Vera Bekteshit “Vila me tri porta”. Rrëfimi i jetës në internim plot stil e një prej vajzave të gjeneralit të njohur në pushtetin e Hoxhës ka tërhequr vëmendjen e lexuesve që kanë rendur ta blejnë librin.  Po kështu publicistika politike e Prec Zogajt në tre volume, ku tregohet gjithë rrugëtimi i Shqipërisë politike, ka qenë një ndër librat e kërkuar nga lexuesit.

Romani “Sarah” me autor Alfred Pezën duket se vazhdon të joshë lexuesit. Historia e Sara Blloshmit, gruas me të cilës Mbreti Zog jetoi një dashuri të fshehtë, vazhdon të kërkohet nga lexuesit.

Nuk ka munguar interesi për autorë si Ben Blushi, Kim Mehmeti, Blendi Fevziu apo për kolanën e librave studimor ku UET-Press ka një ndër arkivat më të pasura.

Të enjten, UET-Press organizon konferencën “Shkrimtari shqiptar, tregu-leximi-komunikimi” ku do të marrin pjesë personalitete të letrave shqipe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRAZILIANI "KËMBË ARTË"/ MESSI “pagëzon” Xavin e ri te Barcelona, ka stilin e La Masias
Previous article DASHURIA PËR FANELLËN/ MAVRAJ lë pas problemet dhe bën kapitenin: Këto ngjyra (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe Aktualitet

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT