Silva Baltadori është një sipërmarrëse e sukseshme dhe bukur. Doktoresha e shkencave është shprehur se bukuria fillimisht ka hapur dyert në biznes por e ka përballur me gjëra të pakëndshme.
E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ në Ora News, ajo tha se është përballur me ngacmime seksuale.
“Bukuria më ka hapur portat në momentin e parë por pastaj mi ka mbyllur dhe jo vetëm që mi ka mbyllur me një përplasje shumë të madhe përpara fytyrës por që shumë herë në backstage kam pasur edhe luftë për shkak të refuzimeve. Ngacime seksuale sa të duash, është hipokrizi të gënjesh dhe të thuash jo. Pastaj është zgjedhje. Nuk kishte arsye. Jo në emër të një morali, moralin e kam për veten time. Ndjehem mirë, jam natyrë shumë monogame, padyshim që zemra më ka rrahur, kam pasur flirte por pa hedhur hapin konkret.”.
Doktoresha e shkencave, Silva Baltadori prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Holladë.
“Për fat të keq Shqipëria nuk ofron oportunitete. Në Shqipëri shkalla e karrierës, por edhe lumturia e individit, arrin në një pikë të caktuar dhe stopohet. Shoqëria, vendi, organizatat, nuk të japin përtej mundësive që ti ke të realizosh më tepër”, tha ajo.
Baltadori nënvizoi se ky fenomen vjen për shkak të korrupsionit të madh:
“Kjo dihet tashmë, për shkak të korrupsionit të jashtëzakonshëm. Korrupsioni në Shqipëri nuk është më vetëm disa raste sporadike në politikë apo instituticione. Konkurrenca nuk është e plotë dhe e drejtë, për shkak të korrupsionit, dhe jo më të mirët dhe më të aftët arrijnë që të jenë në krye për të menaxhuar, drejtuar, për të impementuar idetë e tyre.”
Ajo tha se po ndodh një luftë e hapur e meritokracisë. Baltadori shprehet se nga vendi po largohen njerëzit me më shumë kapacitete:
“Zhvillimi dhe progresi kërkon ide, informacione dhe profesionalizëm. Është e pamundur. Këtu ka një luftë të hapur të meritokracisë, të njeëzve që vlejnë. Dhe janë këta njerëz që vlejë që me idetë e tyre do të kryejnë zhvillimin dhe progresin e vendit. Për këtë arsye, në 28 vite demokraci ka një fenom të tmerrshëm të rrjedhjes së trurit. Po ikin më të mirët dhe kjo ka bërë që të vdesë shpresa”



